English

Grabisin shtëpinë dhe i vënë zjarrin

Prishtinë, 24 korrik, NOA – Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në fshatin Prugovcë në afërsi të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 23:30. Sipas policisë kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar për zjarrin, pasi pronari i shtëpisë ndodhej me pushime verore.

Më pas hetimet e policisë kanë vërtetuar se para se të digjej shtëpia, disa prej sendeve me vlerë që ndodheshin brenda saj janë grabitur.

Zjarri është arritur të shuhet nga zjarrfikësit brenda pak minutash . Ndërkohë që për momentin policia ka asnjë të dhënë se kush mund të ketë qenë autori i grabitjes dhe më pas djegies së shtëpisë.

a.k/NOA

KOMENTE