English

Londra përlotet për Amy Winehouse (Foto)

Londër, 24 korrik, NOA – Rreth 20 minuta pasi në rrjetin social Twitter ishte botuar lajmi për vdekjen e Amy Winehouse, klikimet e renditën në lajmin më të lexuar gjatë ditës në botë. Vdekja e këngëtares ndodhi dje si pasojë e një mbidoze. Ylli i muzikës ndërrojë jetë në Londër shtëpinë e saj tre katëshe në Londër, të cilin e kishte blerë disa vite më parë 2.5 milionë dollarë.

Natën e kaluar trupi i saj është dërguar në morgun e Londër. Kryeqyteti britanik është zemërthyer për vdekjen e këngëtares. Përballë shtëpisë së saj janë vendosur kurora të mëdha me lule dhe dedikime nga fansat.

Në momentin e daljes së trupit të saj nga banesa për në morg, qindra njerëz kishin bllokuar rrugët. Ndërsa të tjerë lotonin për divën e muzikës që u nda nga jeta në moshën 27 vjeçare.

a.k/NOA

KOMENTE