English

Vaksina kundër AH1N1 po shfaq efekte anësore, 335 raste me çrregullime gjumi

Londër, 24 korrik, NOA - Njerëzit të cilët janë vaksinuar kundër gripit të derrit AH1N1, kanë një rrezik shumë të lartë që të vuajnë nga një çrregullim i rrallë gjumit, i cili mban emrin “narkolepsi”.

Bëhet fjalë për një sëmundje të sistemit nervor, që pasohet me disa goditje të papritura gjumi dhe gjendje gjumi.

Mediat e huaja raportojnë se ka shumë të tillë që kanë nisur ta shfaqin këtë lloj çrregullimi.

Prandaj edhe Agjencia Evropiane e Ilaçeve, kishte rekomanduar që në fillim, se kjo vaksinë duhej që të bëhej vetëm në rrethana vërtet të jashtëzakonshme.

Ajo tashmë ka hapur një hetim rreth kësaj çështje.

Të rinjtë duket të jenë më të prekurit nga këto efekte anësore, ku vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, rezultojnë të jenë dhjetë raste të dyshuar me narkolepsi, si pasojë e marrjes së vaksinës kundër gripit të derrit.

Raste të tjera të dyshuara me këtë simptomë të veçantë janë raportuar edhe në Finlandë, Suedi dhe Islandë.

Në total, janë raportuar 335 raste të narkolepsisë, në fillim të korrikut të këtij viti, të lidhura që të gjitha me vaksinën.

Studimet kanë treguar ndërkaq një rrezik të narkolepsisë me 13% më e lartë për fëmijët dhe të rinjtë, të vaksinuar kundër gripit H1N1.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 31 milion njerëz janë vaksinuar gjatë gripit pandemik që përfshiu botën gjatë periudhës së viteve 2009-2010.

n.e/NOA

KOMENTE