English

Zjarr në dy fshatra në Fier

Fier, 24 korrik, NOA – Temperaturat e larta kanë shtuar rreziqet e zjarrit dhe hapjen e vatrave të reja. Vetëm mëngjesin e sotëm raportohet për dy vatra zjarri në rrethin e Fierit. Në fshatrat Topojë dhe Shtyllas mësohet se ka rënë zjarr gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Në Topojë vatra e zjarrit është në pyll. Ndërsa në fshatin Shtyllas zjarri ka përfshirë vreshta dhe ullishte dhe dëmi është i konsiderueshëm.

Banorët e zonës janë mundur të fikin flakët. Ndërkohë që më pas kanë shkuar dhe forca të repartit të zjarrfikëseve, si dhe forca të policisë për të hetuar shkaqet e zjarrit.

a.k.NOA

KOMENTE