English

Babai i vrasësit të Oslos: Im bir duhet të vriste veten

E hënë, 25 korrik 2011, NOA- “Do të kishte bërë më mirë të vriste veten, se sa të vriste gjithë ata njerëz”.

Babai i vrasësit të Oslos, Anders Behring Breivik, e ndan dhimbjen e tij me tabloidin Suedez Expressenun.

Diplomati në pension, pas ndarjes nga nëna e Anders ishte transferuar në jug të Francës dhe nuk e takonte të birin që prej vitit 1995.

Një largësi e cila është e pakapërcyeshme pasi thotë se, “Nuk ndihem më si babai i tij. Si mund të rrinte atje dhe të vriste persona të pafajshëm dhe të mendonte që ajo që po bënte ishte e mirë”, pyet i moshuari Breivik.

Është e tmerrshme. Shpresoj që të paktën njerëzit ta kuptojmë se nuk kam asnjë lidhje me gjithë sa ndodhi. Edhe pse më duhet të jetoj me këtë turp për gjithë pjesën tjetër të jetës pasi njerëzit gjithmonë do e lidhin emrin tim me të”, shprehet i ati i 32 vjeçarit që bëri masakër në Norvegji.

Një frikë me në një masë të tillë sa që ai është marrë një mbrojtje nga një eskortë e Cournanel.

a.y/NOA

KOMENTE