English

Dita më e bukur e jetës i shndërrohet në makth

Michigan, 25 Korrik NOA - Kjo foto e cila është shpërndarë nga një e përditshme lokale, me aprovimin e zyrës së sherifit Jackson, në Michigan, tregon Tammy Lee Hinton në një fustan nusërie.

Një foto kujtim disi i pazakontë dhe bëhet fjalë për një foto sinjalizuese.

Autoritetet kanë shpjeguar se nusja është arrestuar menjëherë pas martesës së saj në një kishë në afërsi të Jackson.

Akuza lidhje me rreth tre vite më parë, kur zonja u zbulua fajtore si rrjedhojë e vjedhjes së identitetit.

Do të shfaqej në gjyq më 18 korrik, por nuk u prezantua dhe mungesa e saj bëri që të arrestohej.

Hinton u lëshua në më pak se 30 minuta, por për tu theksuar është se dita e saj që duhet të ishte e mrekullueshme u shndërrua në një makth të vërtetë.

r.b/NOA

KOMENTE