Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi me ish-presidentët Meidani e Moisiu: Tensionet politike vonojnë integrimin në BE
English

Topi me ish-presidentët Meidani e Moisiu: Tensionet politike vonojnë integrimin në BE

Tiranë, 25 korrik 2011, NOA – Situata e rënduar politike mes mazhorancës dhe opozitës dhe mungesa e dialogut politik që dëmton demokracinë dhe reformat integruese të vendit në Europën e Bashkuar ishin lajtmotiv i takimit të sotëm të Presidentit të Republikës Bamir Topi me dy ish-presidentët paraardhës, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.

Zyra e shtypit e Presidentit Topi zbardhi pak minuta më parë atë çka u bisedua mes Kreut të Shtetit dhe dy ish-presidentëve.

Kryetari i Shtetit, Topi dhe dy ish-presidentët Moisiu dhe Meidani, në bisedën e tyre u përqendruan kryesisht në zhvillimet më të fundit në vend.

Ata ndanë shqetësimin dhe mendime të përbashkëta se situata e rënduar politike, jo vetëm që dëmton demokracinë në vend dhe institucionet e saj, por vonon ecurinë e reformave të saj gjithëpërfshirëse dhe plotësimin e dymbëdhjetë kërkesave të Bashkimit Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat, thuhet në njoftimin e presidencës.

Në këtë drejtim, të dy ish-presidentët Moisiu dhe Meidani dhe Presidenti Topi theksuan domosdoshmërinë e uljes së tensioneve politike dhe rikthimin në normalitet të jetës institucionale, sidomos asaj parlamentare si dhe gjetjen nga ana e partive politike të vullnetit të duhur për kryerjen e reformave të domosdoshme në drejtësi, reformën zgjedhore, miratimin e ligjeve të rëndësishme që kërkojnë një shumicë të cilësuar dhe konsensus.

Presidenti Topi vlerësoi dy ish-presidentët për angazhimet e tyre publike, duke thënë se “Shqipëria ka nevojë për zëra të fuqishëm qytetarë, për zëra dhe angazhime të pjesës civile e liberale të shoqërisë, që tejkalojnë thirrjet militante të partive politike”.

Dy ish-presidentët vlerësuan lart rolin e ekuilibruar dhe moderator të Presidentit Topi, duke theksuar se ai ka treguar gjithmonë në çdo hap se është respektues i Kushtetutës dhe simbol i unitetit të popullit.

Ata vunë në dukje se “do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e vazhdueshme, që përmes komunikimeve me tone të qeta e të matura, vijon të përmbushë misionin e lartë e tepër të rëndësishëm të Kryetarit të Shtetit, duke zbatuar rigorozisht Kushtetutën e Shqipërisë dhe të gjithë kuadrin ligjor”.

mit/NOA

KOMENTE