Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
100 mijë persona në shesh, lule dhe lutje për viktimat e tmerrit
English

100 mijë persona në shesh, lule dhe lutje për viktimat e tmerrit

Oslo, 26 korrik 2011, NOA - Qindra mijëra norvegjezë me lule në duar kanë reaguar ndaj sulmeve në Oslo dhe në ishullin Utøya. Pothuajse në të gjitha qytetet e Norvegjisë u përkujtuan 76 viktimat. Vetëm në kryeqytet u grumbulluan rreth njëqind mijë njerëz në një tubim përkujtimor, më i madhi qysh prej Luftës së Dytë Botërore. Princi i Kurorës Mbretërore, Haakon iu drejtua turmës duke thënë nuk ka më asnjë justifikim për luftën për një shoqëri të lirë dhe të hapur. Edhe kryeministri Jens Stoltenberg bëri të qartë se nuk do të reagojë me ashpërsi dhe dënime të larta për sulmet e papara terroriste. – Atentatori Behring Breivik u paraqit ditën e hënë në seancën e parë dhe tha se e ndiente veten "të pafajshëm" për krimet e tij. Ai foli edhe për "dy celula të tjera" të organizatës së tij, të cilat janë gjithashtu të gatshme për dhunë. Gjykatësi urdhëroi një paraburgim prej tetë javësh për 32 vjeçarin, dyfishi i asaj që ushtrohet zakonisht.

a.q/NOA

KOMENTE