Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arratisur nga burgu, kapet në Spanjë i shumëkërkuari Rexhepi
English

Arratisur nga burgu, kapet në Spanjë i shumëkërkuari Rexhepi

Madrid, 26 Korrik 2011 NOA – Një person i shumëkërkuar është kapur sot nga policia spanjolle, nën akuzë për një mori krimesh, përfshirë arratisje nga burgu. Dritan Rexhepi, 31 vjeç nga Vlora është arrestuar në Spanjë, pasi për të është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Rexhepi kërkohej nga Italia ku ai ishte arratisur nga burgu, por edhe nga disa vende të tjera si Belgjika, Spanja dhe Shqipëria.

Më herët në vitin 2008, Dritan Rexhepi ishte arrestuar edhe në Holandë ku jetonte i fshehur, por nuk ka të dhëna si ai ka qenë sërish i lirë për tu vënë në pranga edhe një herë sot.

Dritan Rexhepi akuzohet në vendin tonë për vrasje me pagesë,

Rexhepi ishte arratisur edhe në vitin 2006 nga burgu në Durrës. Policia dhe prokuroria shqiptare e shohin Dritan Rexhepin si autor vrasjesh.

e.t/NOA

KOMENTE