English

Breivik rrezikon 30 vite burg, avokati:Është i çmendur, çojeni në spital

Oslo, 26 korrik 2011, NOA - Andres Behring Breivik mund të përballet me akuzën për krime kundër njerëzimit . Sipas avokatit të arkitektit të masakrës së Norvegjisë, Anders Behring Breivik, e gjithë historia tregon se ai është i çmendur, edhe pse është pak herët për ta konfirmuar këtë.

“Ai beson se është në luftë dhe jashtë realitetit”, është shprehur avokati Geir Lippestad. Ndër të tjera ai theksoi se autori i ngjarjes ka patur ndihmën e disa celulave, dy në Norvegji dhe disa të tjera jashë vendit.

Po sipas tij, Breivik duhet të rehabilitohet në spital e jo të mbyllet në burg. Lippestad tha se ka si qëllim të tregojë që 32-vjeçari është i paaftë mendërisht.

Nga ana tjetër, policia norvegjeze mendon të përfshijë një dispozitë të re të Kodit Penal për “Krimin kundër njerëzimit”, në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj Anders Behring Breivik, i cili ka pranuar se është autori i masakrës së ndodhur të premten në Oslo.

Këtë fakt e ka përmendur prokurori i çështjes në një të përditshme, duke iu referuar Kodit Penal norvegjez të vitit 2008, ku krimet kundër njerëzimit parashikojnë dënimin me vdekje maksimale deri në 30 vite burg.

Deri më tani, policia ka deklaruar se mbi Breivik rënon akuza e akteve terroriste, që parashikon maksimumi 21 vite burgim.

a.q/NOA

KOMENTE