English

City ka arritur akord për Agueron

Angli, 26 Korrik NOA - Nuk kanë të mbaruar titujt për telenovelën më të gjatë të merakos së këtij sezoni veror dhe kjo në lidhje me të ardhmen e sulmuesit argjentinas Kun Aguero.

Me sa bëhet e ditur Aguero sezonin e ardhshëm do të jetë një lojtar i skuadrës anglezeManchester City.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë tekniku i Citizens, Roberto Mancini: Jam në dijeni se drejtuesit klubit janë në bisedime me Atletico Madrid dhe mendoj se në fundin e kësaj jave kjo tratativë do të mbyllet me sukses”.

Akordi mes dy klubeve me sa duket është total, pasi City është e gatshme të paguajë shifrën e 45 milionë eurove që përmban klauzola.

r.b/NOA

KOMENTE