English

Roma siguron shërbimet e Stekelenburg

Romë, 26 Korrik NOA - Stekelenburg është faktikisht një lojtar i Romës.

Klubi kryeqytetas më në fund ka arritur akordin me Ajaksin për portierin e fortë.

Në drejtim të klubit të Amsterdamit do të shkojnë 6 milionë euro, plus 2 milionë të tjerë bonos në rast rezultatesh të mira.

Lojtari, në krahun tjetër, që do të zyrtarizohet me shumë mundësi ditën e sotme në orët në vazhdim, do të marrë një pagë prej 1,5 milionë euro në sezon dhe do të firmosë një kontratë katër vjeçare.

r.b/NOA

KOMENTE