Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi: Veprimet në veri jo provokim, demonstrim i qartë për rend dhe sovranitet
English

Thaçi: Veprimet në veri jo provokim, demonstrim i qartë për rend dhe sovranitet

Prishtinë, 26 korrik 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçinjë dalje për mediat të pak minutave më parë deklaroi se veprimet në veri të Kosovës nuk kanë qëllim provokimin.

Më tej ai përgëzoi punën e policisë për të përmbyllur misionin e rendit dhe ligjit, ndërsa më tej uroi shërim të shpejtë për policin e plagosur gjatë përplasjes me banorët serb në veri të Kosovës.

“Vendimi i mbrëmshëm ka qenë jo i lehtë, por i drejtë dhe si kryeministër kam përgjegjësi morale, kushtetuese dhe ligjore, por unë jam i bindur se kemi marrë vendimin më të drejtë të mundshëm. Ne nuk mund të tolerojmë që një pjesë e territorit tonë të jetë vrimë e zezë jo vetëm e Kosovës, pro edhe e Europës, ne nuk mund të lejojmë kontrabandimin në kufijtë tanë”, deklaroi Thaçi.

Më tej ai shtoi se është kërkuar nga Serbia bashkëpunim fqinjësia e mirë duke shprehur besim te dialogu në zgjidhjen e problemeve me qetësi dhe kompromis.

Ai i ftoi qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të përforcojnë unitetin qytetar e politik, duke thënë se të bashkuar do të arrihet sukses.

Ndër të tjera Thaçi tha se Kosova nuk bën kompromis me askënd për të drejtat ligjore dhe kushtetuese, duke vijuar se vendimi i qeverisë së Kosovës është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Në emër të qeverisë i bëj thirrje Beogradit që të reflektojë për qasjen me shtetin e Kosovës dhe rajonit, pasi është në interes të dy shteteve dhe perspektivës evropiane.

Ne nuk kemi kohë për të humbur, kërkojë ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, partneritetin do e ruajmë si sytë e ballit, por kushtetuta, rendi dhe sovraniteti janë më të shenjta. Veprimi i djeshëm është demonstrimi i qartë i yni për rend dhe ligj dhe për sovranitet në vend, ky është përcaktimi për dje sot dhe për gjithmonë”, deklaroi kreu i qeverisë së Kosovës.

Sakaq në përfundim Thaçi tha se Kosova do të konsolidohet dhe forcohet çdo ditë, duke shprehur besim të plotë në perspektivën euroatlantike dhe në bashkëpunim me të gjithë fqinjët për anëtarësimin në strukturat evropiane, duke ndërtuar shtetin e mirëqenies sociale ku njerëzit të jetojnë në vendin e mundësive dhe të shtetit ligjor.

a.y/NOA

KOMENTE