Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Naço- Pivetti: Lobim biznesit italian për investime në Shqipëri
English

Naço- Pivetti: Lobim biznesit italian për investime në Shqipëri

Tiranë, 28 korrik 2011, NOA- Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço takoi sot ish-kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Italisë dhe politikanen e njohur italiane, Irene Pivetti, së bashku me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Saba D’Elia.

Gjatë këtij takimi mes biseduesve u vlerësuan zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe u shprehën për përforcimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen.

Nga ana e saj Pivetti vlerësoi zhvillimet ekonomike në Shqipëri dhe shprehu interesin e saj që të lobojë te bizneset e vogla dhe të mesme italiane për të investuar në vendin tonë, sidomos në ato zona të vendit ku ka nevojë për rritje të punësimit dhe të zhvillimit ekonomik.

Ministri Naço shprehu mbështetjen e tij personale dhe të METE për çdo lloj iniciative të kësaj natyre si dhe garantoi ambasadorin e Italisë, Saba D’Elia për mbështetjen ndaj investitorëve seriozë italiane në projektet madhore, sidomos në fushën energjetike.

Më tej Naço vlerësoi mbështetjen që qeveria italiane i ka dhënë qeverisë shqiptare gjatë këtyre viteve dhe theksoi angazhimin e plotë të METE dhe të qeverisë shqiptare që projektet e financuara nga qeveria italiane të realizohen me sukses dhe në kohë.

Mësohet se një ndër qëllimet e vizitës së znj. Pivetti ishte dhe promovimi i një aktiviteti sportiv, i cili do të zhvillohet në mes të shtatorit, simbolika e të cilit ka të bëjë me marrëdhëniet dhe lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë.

a.y/NOA

KOMENTE