Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 28 korrik 2011 (VIDEO)
English

Pasqyra e shtypit, 28 korrik 2011 (VIDEO)

Tiranë, 28 korrik 2011, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 28 korrik 2011.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor: “Vendimi, tabela e plotë: Qeveria rrit pagesën për pension”. Më tej mund të lexoni titujt: “Besnik Bare: PS duhet të bëjë aleancë edhe me LSI për të larguar Berishën nga pushteti”; “Një ngjarje e jashtëzakonshme” dhe një opinion nga Fatos Lubonja me titullin “Batimi djathtas dhe e majta që lëkundet”.

E përditshmja “Shqip” çelet me titullin kryesor: “Minatorët nën tokë prej katër ditësh. METE gjobit kompaninë ACR me 56 milion lekë, shtohen reagimet”. Argumente të tjerë të faqes së parë janë: “Serbët djegin dy pika kufitare në veri të Kosovës”; “Ndërtimi i ri rrezikon shembje pallatesh”; “Skandal. Të pafajshëm zyrtarët që liruan vrasësin”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “Basha hap dyert, pret qytetarët e Tiranës”. Tituj të tjerë veçojmë: “Mbesa e kryebashkiakut të vitit 1913: Basha në gjurmët e mirësisë së Zyber Hallullit”; “Pagat dhe sigurimet, sa ndryshojnë, dje vendimi”; “Plani i Bleonës: Tur botëror ku sallat do të mbushen me flamuj shqiptarë”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Shkurtimet në buxhet, bllokohen paratë e 3500 policëve”. Më tej në brendësi të faqes së parë lexoni titujt: “Gjinushi për Ramën: Kjo nuk është opozitë”; “Vendimi i qeverisë rrit kontributet e sigurimeve”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Vrasësi i dy policëve. U arratis dy herë nga burgu, pranga në Spanjë”. Argumente të tjerë në faqen e parë të gazetës veçojmë: “Hapet bashkia, qytetarët: Ja ç’farë i kërkuam Lulzim Bashës”; “Arjan Konomi: Tentativa për tu arratisur me skaf në komunizëm”; “Bulevardi politik: Kosovrasti s’ka kë të shkarkojë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

210

KOMENTE