English

Unioni i Gazetarëve të Kosovës reagon për sulme ndaj TV në Prishtinë

Prishtinë, 28 Korrik 2011 NOA - Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) dënon ashpër sulmin e ekstremistëve të strukturave paralele serbe ndaj gazetarit të Klan Kosovës, Bojan Bozoviq që ka ndodhur në veri të Kosovës.

një prononcim për agjencinë NOA, Muhamet Jahiri, kryetar kryesisë së Unionit të Gazetarëve të Kosovës (UGK) tha se këtë sulm e cilëson si të papranueshëm dhe krejtësisht vulgar që për qëllim ka pengimin e raportimit të së vërtetës para publikut.

“Sulmi ndaj gazetarit të Klan Kosovës po ashtu tregon se disa qytetarëve të rebeluar serb të asaj pjese i pengon raportimi i fakteve nga kjo pjesë e Kosovës ku momentalisht mungon rendi dhe ligji”, - thotë UGK.

Organizata konsideron se ky sulm tregon edhe një herë në këtë pjesë është i domosdoshëm sundimi i rendit dhe ligjit, si dhe ndjekja penale e kriminelëve të cilët nuk kursejnë as gazetarët gjatë sulmeve të tyre.

UGK i dëshiron shërim të shpejt kolegut Bozheviq dhe i inkurajon kolegët gazetarë dhe stafit menaxhues të Klan Kosovës që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të guximshme në shërbim të raportimit të drejt dhe të paanshëm.

a.b/NOA

KOMENTE