Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekzekutohet me 8 plumba 33-vjeçari në Tiranë
English

Ekzekutohet me 8 plumba 33-vjeçari në Tiranë

Tiranë, 29 korrik, NOA – Një 33-vjeçar është ekzekutuar orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Viktima është Sokol Sami Doçi, banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.15’, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, prapa shkollës 9 vjeçare “1 Maji” në Tiranë.

Dyshohet se vrasja është bërë më një pistoletë të kalibrit 7.65mm. Policia ka gjetur në vendngjarje 8 gëzhoja të këtij kalibri. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për gjetjen e autorëve.

Policia e Tiranës njofton se pas sinjalizimit, Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat.

Për zbardhjen e plotë të saj është ngritur një grup i posaçëm hetimor, të cilët po kryejnë procedurat e marrjes në pyetje e veprimeve të tjera hetimore dhe proceduriale.

a.k./NOA

KOMENTE