Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompleksi i robërisë dhe gjaku i lirisë
English

Kompleksi i robërisë dhe gjaku i lirisë

Nga Bexhet Shala

Gjunjëzimi dhe nënshtrimi, dinjiteti dhe moraliteti : Serbia ka qenë dhe është shtet kriminal! Me gjasë që këtë epitet ta mbajë edhe një kohë të gjatë. Në Ballkan është kampion i krimit , të organizuar, etnik dhe atij politik. Por mbështjellësin apo ambalazhimin e ka demokratik. Këtë përmbajtje krejt kriminale, të ambalazhuar me një pëlhurë demokratike po e shet si një demokraci shumë përparimtare dhe të qëndrueshme. Tregun kryesor të shitjes e ka Brukselin. Atje, malli serb që nuk asnjë vlerë po shitet me çmim shumë të lartë! Në formë të lëshimeve të vazhdueshme që po i bëjnë Serbisë dhe shovinistit të konvertuar në demokrat, Boris Tadiq. Aty , në Bruksel Tadiqit po i lajnë duart e përgjakura me gjakun e sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve ! Së fundi po i lajnë duart e përgjakura vetëm me gjakun e shqiptarëve! Tadiqi nuk është demokrat, është kriminel! Demokracinë e ka si armë për t’u vardisur Brukselit dhe Ëashingtonit, krimin ndaj Kosovës dhe shqiptarëve e ka si armë për të mbajtur pushtetin në Beograd! E patë në” natën e vampirëve “ duke iu drejtuar bandave të Arkanit, Sheshelit, Legias, kapetan Draganit dhe paramilitarëve të tij që i ka rehatuar në MUP-in e Serbisë! Ai dënonte vetëm dhunën kundër KFOR-it dhe EULEX-it por nuk dënonte dhunën kundër shqiptarëve dhe pikave doganore 1 dhe 31. Thoshte se dhuna ndaj KFOR-it dhe EULEX-it dëmton intereesat e Serbisë dhe serbëve ndërsa dhuna ndaj shqiptarëve është shndërruar në rutinë të Serbisë! Paramilitarët politikë të tij, Goran Bogdanoviq, ministër për Kosovë dhe Metohi dhe Borko Stefanoviq, kryenegociatori serb në bisedimet “ teknike “ me Prishtinën ishin në krye të kordonit kriminal, në Revolucionin e Trungjeve ( balvan revolucija ). Ata bisedonin me Buhlerin, në tokën e Kosovës dhe për tokën e Kosovës. Këta të dy, si paramilitarë politikë, ua dhanë shkrepsat dhe benzinën paramilitarëve kriminal! Kryetari i Leposaviqit nga strukturat kriminale paralele serbe, i hypur në një rimorkio sikur dikur Arkani në bazën ushtarakë në Erdut solemnisht i drejtohej masës shoviniste me fjalët se :” në pikat doganore 1 dhe 31 nuk vjen më era e policit kosovar “! Se aty qenka Serbi dhe se ashtu do të mbetet! Speciallcat e Tadiqit , apo “ qenët e krimeve” në Vukovar, Sarajevë, Srebrenicë, Prekaz, Likoshan , Qirez, Meje, Therandë etj u.kishin zënë prita pjesëtarëve të njësitit special të Policisë së Kosovës ROSU. Jo të uniformuar por tash të veshur si qytetarë, fshatarë, bujq, punëtorë, varfanjakë etj. Kriminelë të shndërruar në viktima! Që po rrezikohen nga institucionet e Kosovës të cilat nuk i pranojnë! Komisarë politikë në këtë krim ishin Bogdanoviqi, Borkoja, kryetarët e komunave paralele ndërsa mbi policët kosovarë qëllonin me snajperë Legija me legjionarët e tij duke vrarë një polic të ROSU dhe duke plagosur disa të tjerë! Duke bllokuar të gjitha rrugët dhe duke djegur pikën doganore 1 dhe pjesërisht 31. Duke i vënë flakën pikës 1 me ndihmën e EULEX-it! Sepse, ai që nuk e pengon krimin e që është i thirrur ta pengojë krimin, llogaritet si bashkëpjesëmarrës në krim! EULEX nuk e ka penguar krimin prandaj llogaritet me të drejtë si pjesë e krimit! Pa asnjë dyshim!

A është dashur të intervenohet : Pas luftës , të gjithë generalët janë të mençur! Ne shqiptarët nuk kemi gjeneralë prandaj edhe nuk jemi të mençur. Prandaj edhe jemi shndërruar në analistë për çështje sigurie dhe strategë ushtarakë! Të cilëve edhe NATO do t’u kishte lakmi! Në pyetjen se a është dashur të intervenohet unë nuk e kam as mëdyshjen më të vogël; është dashur të intervenohet. Shumë më parë, madje! Jemi vonuar andaj i kemi këto rezultate! Çdo shtet normal e mbron integritetin territorial dhe e shtrinë sovranitetin brenda kufinjve të shtetit. Shteti normal nuk njeh kufij administrativë! Shteti normal nuk duron që pikat doganore t’i kontrollojë shteti armik! Shteti normal nuk sillet me komoditet kur 30% të territorit administrohen nga shteti armik! Shteti normal nuk i toleron dhe lëre më t’i financojë strukturat paralele që punojnë kundër shtetit! Shteti normal nuk formon ushtri multietnike por ushtri profesionale! Shteti normal nuk formon polici multietnike por polici profesionale e cila e mbron rendin kushtetues të atij shteti e jo rendin kushtetues të shtetit armik! Nuk ka demokraci multietnike por ka vetëm demokraci! Nuk ka në Amerikë demokraci multietnike! As në Angli, Francë, Gjermani, Norvegji, Finlandë e as në shtetin më demokratik nuk ka demokraci të tillë! Në Kosovë ka sepse as që kanë lejuar të bëhet shtet si duhet! Nuk është multietnike as Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Kroacia e as Sllovenia! Në asnjërën nga këto shtete nuk ka polici dhe ushtri multietnike! Por polici dhe ushtri profesionale! Profesionalizmi i një ushtrie apo policie nuk përcaktohet në bazë të parimit etnik por në bazë të pregatitjes profesionale! Në Kosovë, Policia është multietnike prandaj e kemi këtë gjendje që e kemi! Policët serbë të Policisë së Kosovës në të shumtën e rasteve i shërbejnë Serbisë duke e mohuar zingjirin komandues prandaj jemi ku jemi! Ata nuk i shërbejnë shtetit të Kosovës, definitivisht! Ata vetëm e marrin rrogën e dytë nga shteti i Kosovës! Të parën e marrin nga Serbia! Jovo Divjak, gjeneral serb nga Bosnja gjatë luftës në Bosnjë komandonte ushtrinë boshnjake kundër agresorit, ushtrisë serbe nga Serbia dhe ushtrisë së Karaxhiqit dhe Mlladiqit! Aso raste nuk ka në Kosovë! Nuk duhet dhe nuk mund të ketë Kosovë multietnike por vetëm Kosovë demokratike! Sikur që nuk ka dhe as që do të ketë demokraci multietnike! Hashim Thaçi nuk ka pasur rrugëdalje tjetër! Ose është dashur të ndërpritet ky poshtërim 12 vjeçar nga ndërkombëtarët ( UNMIK dhe EULEX ) dhe Srbia ose është dashur ta nënshkruaj kapitullimin! Ta pranojë gjendjen e krijuar faktike në terren e cila do të përligjej me ndonjë marrëveshje ndërkombëtare e që nënkupton deshtetëzimin e Republikës së Kosovës, ose të bëjë përpjekje për zbatimin e Kushtetutës në tërë territorin e saj! Të shtrijë sovranitetin duke e rikthyer nën kontroll pjesën e okupuar të Kosovës! Prandaj, kjo përpjekje bartë shumë rreziqe andaj nuk mund të llogaritet se është bërë për marketing politik apo spektakël televiziv! Është shumë e pamoralshme ta akuzosh Hashim Thaçin se e ka bërë këtë veprim për ato dy qëllime që i përmenda më lart! Hashim Thaçi nuk është njeri që i djeg të gjitha kartat shkaku se e di shumë mire se edhe vet do të bëhej hi! Në rrethanat aktuale as në ëndërr nuk do të ishte në gjendje ta luaj rolin e Feniksit, të ringjallet nga hiri i vet! Prandaj, me shumë gabimet që janë bërë gjatë intervenimit të njësitit ROSU, Hashim Thaçi duhet të përkrahet sepse nuk e ka bërë për përfitime personale! Intervenimi i ROSU ka qenë i dekonspiruar para se të fillonte. Në këtë mënyrë ka krijuar avantazh për strukturat kriminale politike të Serbisë ndërsa ka rrezikuar jetët e policëve kosovarë duke i shndërruar në “ pëllumba të argjilit “ për kriminelët serbë! EULEX ka qenë definitivisht në anën e strukturave paralele kriminale serbe. Andaj, viktima të dhunës kanë qenë ata që kanë shkuar për vendosjen e rendit dhe ligjit, policët kosovarë!

Çka është dashur të bëhet : Nëse është marrë një vendim për domosdoshmërinë e dërgimit të forcave speciale policore në pikën 1 dhe 31 atëherë ato forca është dashur të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e gjendjes apo arritjen e një marrëveshjeje që nuk i rrezikon interesat e Kosovës . Këto forca është dashur vet t’i zhbllokojnë rrugët e jo të shkojnë me helikopter të KFOR-it në pikën 1. Menjëherë pas vrasjes së policit është dashur t’u ipen 5 minuta kohë protestuesve të shpërndahen në të kundërtën është dashur të veprohet sipas ligjit! Policët kosovarë nuk kanë përdorur dhunën por i janë nënshtruar një dhune kriminale andaj është dashur të përgjigjen në proporcion me rrezikun! Qeveria e Republikës së Kosovës është dashur të zhvendoset në Mitrovicë dhe aty të mbajë mbledhje. Kuvendi i Kosovës është dashur të mblidhet urgjentisht! Ka munguar një aktivizëm qytetar dhe ka dështuar shoqëria civile! Shoqëria civile në Kosovë ka reaguar për gjëra edhe shumë më banale ndërsa për këto ngjarje me shumë rëndësi për sigurinë e Kosovës është mjaftuar me një përkrahje verbale! Nuk ka mundur të dali nga korniza e vartësisë dhe nënshtrimit. Për Hashim Thaçin ka qenë shumë më mirë të kishte si Hanibali një eskortë me elefantë se këta këshilltarë ( gjysma e së cilëve nuk dijnë ku është Leposaviqi e Zubin Potoku )! Këta faktorë kanë ndikuar që të mungojë presioni ndaj ndërkombëtarëve dhe Serbisë! Në kabinetin qeveritar të Thaçit ka injorantë, intrigantë, antikombëtar , dekonspirues dhe servilë! Prandaj e kemi gjendjen që e kemi! Krijohet një përshtypje se jemi në pikën 0 . madje unë e them se jemi në pikën -1. Mirëpo, nëse Serbia e ka arritur një fitore taktike ( e ka fituar gjithsesi ) atëherë, nëse ne veprojmë si duhet, fitoren strategjike e kemi të garantuar! Serbia, mund të përfitojë vetëm nga gabimet tona sikur që ne deri tani kemi përfituar nga gabimet e Serbisë! Shpresoj se është koha e fundit të mbledhim mend. Deri tash jemi mbuluar me faturën Adem Jashari. Më nuk shkon. Mos të përpiqemi ta fotokopijojmë këtë faturë. Tash me emrin e dëshmorit më të ri të Kosovës, Hero i Kosovës, Enver Zymberi!

KOMENTE