English

Mes Montolivos dhe Milanit ka dalë në pah emri i Aquilanit

Milano, 29 Korrik NOA - Deri në pak kohë më parë Montolivo ishte shumë pranë Milanit dhe një marrëveshje e tillë thuajse po përfundonte.

Në momentet e fundit drejtuesit kuq e zi kanë hedhur sytë nga alternativa Aquilani dhe kjo në bazë të çmimit më të lirë të ish-lojtarit të Juventusit dhe në sajë të karakteristikave tekniko-taktike që mbart ai, më të preferuara këto nga Allegri.

Në këtë mënyrë Aquilani ka kaluar në plan të parë të objektivave kuq e zi dhe duhet thënë se është i njëjti lojtar që ishte dhe në planet e Fiorentinës.

r.b/NOA

KOMENTE