Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli pret Pivetin, diskutohet aktiviteti i Agjencisë së Promovimit
English

Topalli pret Pivetin, diskutohet aktiviteti i Agjencisë së Promovimit

Tiranë, 29 korrik 2011, NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti sotnjë takim zonjën Irene Pivetti, personalitet i njohur publik, ish Kryetare e Dhomës së Deputetëve në Itali. Zonja Piveti, shoqërohej në këtë takim nga ambasadorin italian, Sabah D’Ellia. Ajo e njohu Kryetaren e Kuvendit me veprimtarinë e Agjencisë së Promovimit, që mbështetet në një gamë të gjerë programesh për nxitjen e zhvillimi ekonomik në zonat të lëna në harresë në Itali, nëpërmjet mbështetjes së biznesit, ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. Agjencia synon shtrirjen e këtij programi edhe në Shqipëri. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi nismën pasi inkurajon më tej konsolidimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.

a.q/NOA

KOMENTE