English

Zbulohet misteri i Ufo-ve belge: gjithçka mashtrim

Belgjikё, 29 Korrik NOA - Nё 1990 kishte fotografuar njё imazh Ufo nё Belgjikё dhe fotoja ishte shpёrndarё nё mbarё botёn duke tёrhequr dhe vёmendjen e NATO-s.

Ditёt e sotme, 21 vite mё vonё, ka pohuar se gjithçka ishte e rreme: personi nё fjalё kishte ndёrtuar njё model dhe pasi e kishte lёnё diku, e kishte fotografuar nё mbrёmje, nё errёsirё tё plotё.

Imazhi i Ufo nё Belgjikё ёshtё shpёrndarё nё njё periudhё ku nё qiellin e vendit observoheshin shumё objekte tё paidentifikuara.

Pёr rreth dy vite rresht dёshmi tё shumta kanё mbёrritur nga qytetarёt nё tё gjithё Belgjikёn: Njё çёshtje e vёrtetё mediatike.

Tani Patrick, emri i personit falsifikator, ka rrёfyer trukun e tij pёr televizionin Rtl-Tvi.

Me disa miqtё e tij, qё nё atё epokё ishin rreth moshёs 18-vjeçare, pёr tu zbavitur kishte ndёrtuar njё model trekёndor.

Mё pas e kishte varur dhe nё errёsirё totale e kishte fotografuar, gjё e cila tёrhoqi vёmendjen e tё gjithё botёs madje dhe tё NASA-s.

r.b/NOA

KOMENTE