Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pack: Beogradit i duhet thënë se kështu nuk vazhdohet
English

Pack: Beogradit i duhet thënë se kështu nuk vazhdohet

Berlin, 31 korrik 2011, NOA - Konflikti në kufi që shpërtheu ditët e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, flet qartë për praninë e strukturave mafioze në rajon, vlerëson eurodeputetja dhe ekspertja për Ballkanin, Doris Pack.

Duke e komentuar deklaratën e kryeministrit kosovar Hashim Thaçi që e bëri përgjegjës Beogradin për shkallëzimin e situatës në kufi, Pack, në një intervistë për Deutschlandfunk që e transmeton DW, ka thënë: “Nëse me Beogradin Thaçi ka parasysh qeverinë serbe, atëherë nuk jam e këtij mendimi. Por nëse ka parasysh organizatorë në Beograd, atëherë e besoj”.

E pyetur ndërkaq, se për çfarë njerëzish mund të bëhet fjalë, Pack është shprehur: “Këta janë njerëz të cilët kanë interes që Mitrovica të mbetet ashtu si është tani. Pra si një vatër për kontrabandë dhe për shumë mundësi për të fituar para në rrugë të paligjshme”.

Eurodeputetja mendon se serbët në veri të vendit mund të afrohen me shtetin e Kosovës, duke e parë se si jetojnë serbët në jug të vendit, duke e parë se mund të jetohet edhe në paqe. “Dhe kjo mundësi duhet t’u mbahet atyre gjithnjë para syve”.

Por kjo, sipas saj, nuk është e mundur pasi atje është gjithnjë i pranishëm ndikimi nga Beogradi dhe pikërisht ato struktura mafioze, kujdesen që të dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të mos vihen nën kontrollin e EULEX-it dhe policisë së Kosovës.

“Në policinë e Kosovës janë të punësuar serbë, serbë nga Kosova! Pra janë njerëzit e tyre të cilët ata kërcënojnë. Dhe unë mendoj se këtu BE dhe para së gjithash bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjnë më fort. Beogradit i duhet thënë se kështu nuk shkon!”, tha ajo.

“Nuk mund të kërkohet tani falje dhe të thuhet se nuk kanë gisht në incidente, kur prej vitesh bëhen përpjekje për të penguar atje ato struktura, që mund ta mbajnë të bashkuar Kosovën”.

Pack ka kritikuar Bashkimin Evropian por edhe bashkësinë ndërkombëtare se për 10 vjet rresht i kanë mbyllur sytë para zhvillimeve në veri.

Sa i përket çështjes nëse Serbia do ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës, Pack ka thënë se, herët apo vonë Beogradi nuk do të ketë zgjidhje tjetër. “Ai të paktën duhet të kujdeset që të ketë marrëdhënie të mira me këtë vend, pasi kur nuk ke marrëdhënie të mira me fqinjët, nuk mund të hysh në BE”.

“Pra ky është një kusht që Serbia duhet ta përmbushë, por kështu si veprohet aktualisht nuk mund të vazhdohet. Unë nuk mund të them nëse kjo mund të bëhet përmes njohjes direkte vitet e ardhshme, apo përmes rezultateve në dialogun Kosovë-Serbi, që ka filluar tani. Por e përsëris: marrëdhëniet e mira me fqinjët janë kusht për anëtarësimin në BE”.

E pyetur nëse presidenti Tadiç do të jetë i gatshëm për kompromis me Kosovën, Pack ka vlerësuar se ai do të jetë i gatshëm, por jo qeveria që ai drejton dhe forcat në Beograd, që në të vërtetë janë më të forta se ai.

KD/NOA

KOMENTE