Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, në prag marrëveshja për borxhin
English

SHBA, në prag marrëveshja për borxhin

Uashington, 31 korrik 2011, NOA - Republikanët dhe demokratët duket se janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për ngritjen e kufirit të borxhit të Shteteve të Bashkuara.

Burime mediatike i referohen zërave nga të dyja kampet, të cilat duket të kenë rënë dakord për një plan që parashikon edhe shkurtimin e shpenzimeve qeveritare.

Megjithatë Shtëpia e Bardhë i ka përgënjeshtruar këto zëra, ndonëse kanë mbetur vetëm dy ditë kohë për të arritur një marrëveshje.

Shpresat për arritjen e një marrëveshjeje janë shtuar pas deklaratave të kreut të republikanëve në senat, Mitch McConnell, i cili tha se është gati për të paraqitur para deputetëve të partisë së tij planin e borxhit, duke u shprehur i bindur se ai do të marrë mbështetjen e shumicës.

Pyetjes nëse do të ketë një marrëveshje me demokratët ai iu përgjigj se “po”, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një paketë prej disa trilionë dollarësh, e cila parashikon rritje të taksave.

Megjithatë Shtëpia e Bardhë shprehet e rezervuar lidhur me zërat për arritjen e një marëveshjeje.

Ndonëse negociatat vijojnë senati amerikan hodhi poshtë planin e demokratëve për ngritjen e kufirit të borxhit.

Orët e fundit priten të jenë dramatike për të dyja palët, të cilat duhet të arrijnë medoemos një marrëveshje për të shmangur një krizë të mundshme të Shteteve të Bashkuara në kryerjen e pagesave.

mit/NOA

KOMENTE