Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Largimi i gjeneralëve, mblidhet Këshilli i Lartë Ushtarak në Turqi
English

Largimi i gjeneralëve, mblidhet Këshilli i Lartë Ushtarak në Turqi

Ankara (Turqi), 1 gusht, NOA - Liderët politikë dhe ushtarakë të Turqisë do të takohen sot, me qëllim vendosjen e rendit në ushtri, pas dorëheqjes së katër komandantëve të lartë.

Të premten, bashkë me kreun e forcave të armatosura të Turqisë, gjeneralin Isik Kosaner, dorëheqje kanë dhënë edhe krerët e forcave ajrore, tokësore dhe detare.

Hapi i tyre thuhet se ka ardhur në shenjë proteste për burgosjen e disa gjeneralëve dhe ushtarëve - shumica prej tyre nën akuzat për kospiracion kundër Qeverisë së Erdoganit.

Kjo ishte hera e parë në historinë e Turqisë që katër komandatët më të lartë në forcat e armatosura të largohen në të njëjtën ditë. Gjatë takimit katërditor të Këshillit të Lartë Ushtarak, i cili do të kryesohet nga kryeministri Rexhep Taip Erdogan, pritet të zgjidhen udhëheqësit e rinj të posteve boshe.

a.k/NOA/RFE

KOMENTE