Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria maqedonase ulë TVSH për turizmin
English

Qeveria maqedonase ulë TVSH për turizmin

Shkup, 1 gusht, NOA – Bizneset në Maqedoni janë të kënaqur me vendimin e Qeverisë së re për uljen e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) për shërbimet turistike prej 18 në 5 për qind.

Vlerësimi është dhënë nga Asociacioni i Hotelierëve të Maqedonisë (AHM), ku siç thuhet me këtë vendim është ngritur trajtimi për turizmin si veprimtari ekonomike, për të cilën do të kenë benefite të gjithë.

Donco Tanevski deklaroi se me këtë vendim do të pasojë ulja e shërbimeve turistike dhe të çmimeve, ndërsa kjo do të mundësojë që të realizohen oferta të volitshme për turistët e huaj dhe ato vendor, me qëllim që të tërheqin ato për të vizituar pikat turistike.

AHM vlerësoi se riviera e Liqenit të Ohrit, gjegjësisht Ohri dhe Struga gjatë valës së sezonit turistik kanë pasur realizim të 90 për qind të kapaciteteve të tyre, që janë mbushur me turistë.

NOA/INA

KOMENTE