Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, Topalli: Nderim e përulje për Ndre Mjedën
English

Shkodër, Topalli: Nderim e përulje për Ndre Mjedën

Shkodër, 1 gusht 2011, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë sot në aktivitetin “Përkujtimi i Mjedës” në Kukël të Shkodrës, një veprimtari e organizuar në homazh të personalitetit të shquar të letrave shqipe, poetit, prozatorit, gjuhëtarit, muzikologut, historianit, arkitektit dhe pionierit të arsimit shqiptar, Ndre Mjeda.

Aktiviteti “Përkujtimi i Mjedës”, u organizua nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fondacioni “Ndre Mjeda”, në mbështetje edhe të Arqipeshkvisë Shkodër, për të nderuar në 74-vjetorin e vdekjes së tij.

Zonja Jozefina Topalli vizitoi ambientet ku jetoi e shërbeu Dom Ndre Mjeda, ekspozitën me fotografi dhe vepra të Mjedës si dhe panairin e mbajtur me këtë rast me produkte karakteristike të zonës.

Kryetarja e Kuvendit vlerësoi këtë iniciativë të mrekullueshme dhe të merituar, që sipas saj i fton të gjithë në një moment reflektimi, meditimi, kujtese në nderim dhe respekt të trashëgimisë kulturore të Ndre Mjedës.

“Ndre Mjeda ishte kalorës prijës i letrave shqipe, Ndre Mjeda ishte pionier i hapjes së shkollave shqipe, i gjuhës shqipe, Ndre Mjeda ishte ndër deputetët e parë të Parlamentit të parë shqiptar më 1921. Ai ishte ndoshta më eleganti në poezi, më i papërsëritshmi në sonetet e tij” u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Duke u ndalur tek një nga poezitë e mirënjohura të kollozit të letrave shqipe, “Andrra e Jetës”, zonja Jozefina Topalli tha se kjo poezi simbolizonte ëndrrën e jetës së kombit si dhe dashurinë e tij për kombin, për flamurin, për lirinë, për demokracinë.

“Edhe sot, Mjeda, me veprat e tij, na nderon ne të gjithëve dhe për këtë ne duam vetëm t’i shprehim mirënjohje gjeniut, gjigantit, që shkrihet me modesti dhe thjeshtësi, me gjithë jetën e tij, qoftë edhe duke jetuar këtu në Kukël. Ky qark dhe Shqipëria ka nxjerrë njerëz të mëdhenj, të jashtëzakonshëm, të cilët edhe sot përmes kontributit të tyre, e bëjnë jetën e çdo shqiptari më të bukur”, vlerësoi Kryetarja e Kuvendit.

Për kontributin në studimet mbi personalitetin e shquar të letrave shqipe Mjedës, zonja Jozefina Topalli, i dha Çmimin “Ndre Mjeda”, zotit Mentor Quku.

a.q/NOA

KOMENTE