English

Çështja Murdoch, pranga ish-drejtorit

E martë, 2 gusht 2011, NOA- Një burrë i moshës 71 vjeçare u arrestua sot nga Scotland Yard lidhur me hetimet për përgjimet e News International dhe korrupsionin e agjentëve të policisë.

Sipas BBC bëhet fjalë për ish drejtorin administrativ të News of the World, Stuart Kuttner.

Mësohet se i ndaluari po merret në pyetje në një rajon policie në veri të Londrës, ku mësohet të kishte mbërritur për nj takim me policët me vullnet të lirë, por për tu arrestuar vetëm pak më pas.

a.y/NOA

KOMENTE