English

Greva, takim në bashkinë e Bulqizës

Bulqizë, 2 gusht 2011, NOA – Ka nisur sot në mbrëmje takimi mes kryetarit të Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla me kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta. Takimi po zhvillohet në ambientet e bashkisë, dhe po bisedohet për grevën e minatorëve, e më konkretisht për ndihmën që bashkia mund t`i japë atyre.

Dy ditë më parë, Këshilltari i Presidentit, Fatlum Nurja ka vizituar nga afër minatorët grevistë dhe në takimin e zhvilluar me ta, ai ka dëgjuar shqetësimin e tyre si dhe është njohur me gjendjen e rënduar shëndetësore. Pasi ka dëgjuar problemet e minatorëve, Nurja tha në largim se situata do i paraqitet presidentit Pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, minatorët shprehin vendosmërinë e tyre për të vazhduar grevën deri në plotësimin e kërkesave. Ata kërkojnë rritje page nga 20 në 40%, ulje të moshës së pensionit, largimin e kreut të “ACR”, si dhe përmirësim të kushteve të punës.

Gjatë ditës së sotme për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore 2 prej tyre u larguan nga greva.

a.q/NOA

KOMENTE