English

Michael Douglas fiton kancerin por, tymos cigare

SHBA, 2 Gusht NOA - Në fitoren e tij kundër kancerit në grykë duhet thënë se ka prekur të gjithë opinionin publik.

Michael Douglas ka luftuar të keqen me të gjithë forcën e tij dhe pikërisht gjatë kohëve të fundit ka deklaruar se pjesa më e vështirë tashmë ka kaluar, kanceri është hequr dhe vetëm duhet ti nënshtrohej kontrolleve rutinë.

Revista Star ka fotografuar Michael në bordin e një jahti në madh në Porto Venere, teksa po tymoste një cigare të ndalur rreptësisht për të.

Doktorët kanë qenë tepër të qartë me aktorin: për asnjë motiv në botë nuk duhet të riniste cigaren.

Tumori është mundur por gjithmonë ndodhet aty për të sulmuar sërish.

Për këtë arsye Michael Douglas iu desh ti nënshtrohej një kurimi intensiv për të pasur situatën nën kontroll.

r.b/NOA

KOMENTE