English

Bashkia e Tiranës, ngrihet grupi për mbrojtjen e konsumatorit

Tiranë, 3 gusht 2011, NOA - Në Bashkinë e Tiranës është prezantuar sot grupi i punës për mbrojtjen e konsumatorit. Në një deklaratë për shtyp nënkryetari i bashkisë Edmond Panariti theksoi se grupi i punës për mbrojtjen e konsumatorit përbëhet nga personalitete të fushës përkatëse ndërsa shtoi se zyra do të punojë mbi dy shtylla atë të komunikimit me konsumatorin si dhe do ta informojë atë në lidhje me produktet të cilat tregëtohen. I pyetur në lidhje me premtimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha gjatë fushatës elektorale për hipotekat, Panariti theksoi se do të ngrihet gjithashtu edhe grupi i punës për këtë proces ndërsa shtoi se pritet që procesi i hipotekave të përfundojë brenda vitit.

a.q/NOA

KOMENTE