English

Hot-Dog të dëmshëm sa një cigare

SHBA, 3 Gusht NOA - “Hot-Dog mund të shkatërrojnë shëndetin tuaj” - është një foto e madhe që i paraqet salsiçet në futura në një paketë cigaresh.

Të heqësh dorë nga këto panine të shijshme është paka shumë njësoj si të thuash la hequr dorë nga duhani.

Gjithçka ndodh në SHBA: Hot dog-u në këtë vend konsumohet jashtëzakonisht shumë. Me pak fjalë, ky konsumim i tepërt i panineve me çdo lloj salsiçe, i ka shtyrë mjekët e Physicians Committe for Responsible Medicine, organizatë mjekësh me bazë në Washington DC, që të bëjnë një interpretim të ashpër kundrejt këtij ushqimi.

Preokupimi i mjekëve bazohet mbi të gjitha në një kërkim të Word Cancer Research në 2007, sipas të cilit mjaftojnë vetëm 50 gramë mish i punuar në ditë për të rritur me 21% rrezikun e kancerit në zorrën e trashë.

r.b/NOA

KOMENTE