English

Sneijder-United, Inter pranon ofertën

Angli, 3 Gusht NOA - Teksa Interi ndodhet në Pekin për të përgatitur sfidën e Super-Kupës me Milanin, në Angli zërat për një transferim të mundshëm të Sneijder në drejtim të United shtohen gjithnjë e më shumë.

“Inter pranon ofertën e Mancheser United”, - shkruhej ditën e sotme nga e përditshmja britanike Mirror.

Bazuar në shtypin anglez, është njoftuar se skuadra e “Red Devils” mund të sigurojë shërbimet e talentit holandez që gjatë kësaj jave, ku si rrjedhojë zikaltrit do të përfitojnë një shifër prej 30 milionë eurosh.

r.b/NOA

KOMENTE