Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Digjet plotësisht skena e teatrit “Skampa”
English

Digjet plotësisht skena e teatrit “Skampa”

Elbasan, 4 gusht 2011, NOA – Skena e teatrit “Skampa” është djegur tërësisht pas zjarrit të rënë sot pranë një hoteli në Elbasan, pak metra larg teatrit.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por bëhet e ditur se në hotel po kryeshin punime. Dëshmitarë pohojnë se flakët kanë shpërthyer në një prej dhomave për tu përhapur më pas në godinën ngjitur që është teatrit "Skampa" duke djegur një pjesë të mirë të godinës dhe skenën e famshme të teatrit.

Prej më shumë se 60 minutash 2 zjarrfikëse po mundohen të të loaklizojnë vatrën e zjarrit. Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini i mbërritur në vendngjarje ka fajësuar forcat e zjarrfikëseve se kanë ndërhyrë me vonesë, ka ka favoziruar djegien e një pjese të godinës së artit në qytet.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Astrit Cerma18:45 - 04 Gusht 2011
    Lajm i hidhur,jo vetem per ne qe kaluam,jeten ne ate skene,por edhe per te gjthe artedahesit Elbasanas.Megjithte,gjysma e se keqes:Shyqyr qe shpetooi salla,ajo"Pikolo Skala",skena perseri behet dhe,besoi,edhe me e mire...