English

Hajduti profesionist, hyn në banesë, prangoset për të disatën herë

Tiranë, 4 gusht 2011, NOA- Vangjel Duka 49 vjeç u vu në prangat e policisë së kryeqytetit gjatë ditës së djeshme i akuzuar për vjedhje në banesë.

Mësohet se ai ka hyrë me forcë në banesën në pronësi të një shtetasi, duke vjedhur në një çantë një telefon celularë të markës “Nokia”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndaj 49 vjeçarit me origjinë nga Burreli, nisi procedimi penal për veprën e vjedhjes, ndërsa sqarohet se edhe më patë ai ka qenë i dënuar po për të njëjtën vepër penale.

a.y/NOA

KOMENTE