Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KFOR pakt me serbët për zhbllokimin në veri, Thaçi: Nuk ka kthim prapa
English

KFOR pakt me serbët për zhbllokimin në veri, Thaçi: Nuk ka kthim prapa

Mitrovicë, 4 gusht 2011, NOA – Pak pas arritjes së marrëveshjes për zhbllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, mes shefit të KFOR-it dhe zyrtarëve të Beogradit, qeveria e Kosovës ripërsëriti se për të nuk ka kthim prapa në kontrollimin e plotë të pikave doganore 1 dhe 31.

një komunikatë të publikuar mëngjesin e sotëm nga zyra e shtypit e qeverisë bëhet me dije se “nuk ka kthim prapa, do të vazhdojë kontrolli i plotë i pikave 1 dhe 31, e domosdoshme të hiqen bllokadat rrugore dhe krijimi i plotë i kushteve të sigurisë për të gjithë qytetarët në veri”.

Qeveria e Kosovës lajmëron se konsultat shtesë me autoritetet e KFOR-it do të vazhdojnë edhe sot.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Gjenerali i KFOR-it, Erhard Buhler, mbrëmjen e vonë të së mërkurës u konsultuan mbi situatën në veri të Kosovës dhe mbi marrëveshjen e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe kontrollimin e plotë të pikave 1 dhe 31.

Më herët po gjatë mbrëmjes komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Buhler, arriti një marrëveshje me kryenegociatorin serb Borislav Stefanoviç dhe ministrin serb Goran Bogdanoviç, për zhbllokimin e situatës në veri të Kosovës, në dy pikat kufitare.

Takimi i mbajtur në kampin e KFOR-it ‘Nothing Hill’ rezultoi me një marrëveshje prej tri pikash.

• Në portën 1 (vendkalimi kufitar në Jarinje) dhe portën 31 (vendkalimi kufitar në Bernjak) sistemi i tanishëm i kontrollit do të vazhdojë i pandryshuar deri në mes të muajit shtator 2011. Nëse është e nevojshme, kjo kornizë kohore mund të zgjatet. KFOR-i mban komandën dhe kontrollin në kalimet kufitare.

• Veturat, kamionët me peshë deri në 3.5 tonë dhe kamionët që transportojnë ndihma humanitare, përfshirë edhe ushqimin, mund të kalojnë pas kontrollimit të identitetit dhe kontrollit për armë.

• Bllokadat rrugore do të hiqen dhe liria e lëvizjes do të rivendoset.

mit/NOA

KOMENTE