Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KS dënon dhunën në Siri, al Assad dekreton sistemin shumëpartiak
English

KS dënon dhunën në Siri, al Assad dekreton sistemin shumëpartiak

Nju Jork, 4 gusht 2011, NOA – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon i dënoi mbrëmë sulmet e përgjakshme të regjimit të presidentit Bashar al Assad kundër protestuesve sirianë.

Ban Ki-Moon e cilësoi revoltuese dhe të patolerueshme dhunën e ushtruar nga regjimi për të vënë përfund protestat antiqeveritare.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së deklaroi se ai do të tentojë të flasë vetë me presidentin sirian, duke theksuar se “Bota pa me sytë e saj dhe me shqetësim të thellë përkeqësimin e situatës në Siri”.

Këshilli i Sigurimit miratoi mbrëmë një deklaratë për dënimin e dhunës qeveritare në Siri.

Në deklaratën e KS-it dënohet shkelja e gjerë e të drejtave të njeriut dhe përdorimi i dhunës ndaj civilëve nga autoritetet qeveritare si dhe i bëhet thirrje Damaskut të ndalë represionin ndaj protestuesve.

Ndërkohë që protestuesve u bëhet thirrje të përmbahen ndaj sulmeve në godinat qeveritare.

Ndërkohë sot presidenti al Assad lëshoi një dekret ku autorizohet vendosja e sistemit shumëpartiak në Sirinë e përgjakur muajt e fundit.

Lajmin e bëri publik agjencia siriane Sana, e cila shpjegon se qeveria siriane kishte adaptuar në fund të muajit korrik një ligj për lejimin e sistemit shumëpartiak.

Me dekretin e presidentit sistemi zbatohet menjëherë pa patur nevojën e votimit në parlament.

Çelja e dritës jeshile për sistemin shumëpartiak në Siri shënon edhe fundin e sistemit monist në Siri monopol i partisë Baath.

Kjo është edhe pika kryesore e kërkesave drejtuar qeverisë së Damaskut nga ana e opozitës siriane dhe komunitetit ndërkombëtar.

mit/NOA

KOMENTE