Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatorët pa zgjidhje, dështojnë negociatat me përfaqësuesin e kompanisë
English

Minatorët pa zgjidhje, dështojnë negociatat me përfaqësuesin e kompanisë

Bulqizë, 4 gusht 2011, NOA- Pas takimit të përfaqësuesit të kompanisë ACR me minatorët, mësohet se marrëveshja mes tyre nuk ka funksionuar, por ka qenë një dështim.

Menjëherë pas përfundimit të këtij takimi përfaqësuesi i kompanisë Giga Bedinieshvil, deklaroi se kishte shkuar në këtë takim për minatorët, por theksoi se ky takim duhej të mbahej pa praninë e Kol Nikollës dhe Taf Kolecit, por me një përfaqësi tjetër të zgjedhur nga vetë minatorët.

Sipas tij, bisedimet sabotohen nga këta njerëz dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse vonojnë zgjidhjen për minatorët dhe se interesi i tyre është personal.

Ndërkaq gjatë një konference për shtyp, kryetari i bashkisë së Bulqizës Roland Keta, deklaroi se bashkia do të vijojë sërish të jetë negociatorja e bisedimeve mes palëve. Mësohet se shkak për mos zhvillimin e takimit ka qenë kërkesa e përfaqësuesve të firmës ACR që minatorët të mos përfaqësohen nga sindikatat.

Në ditën e 11 të grevës minatorët sa vjen e rëndohen fizikisht, ndërsa zgjidhja për ta ende nuk duket.

Sakaq ndër kërkesat e minatorëve janë ulja e moshës së pensionit, rritja e pagës në masën 40% si dhe përmirësimi i kushteve të punës.

a.y/NOA

KOMENTE