Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Princesha Kate, femra e veshur më mirë në botë për 2011
English

Princesha Kate, femra e veshur më mirë në botë për 2011

Londër, 4 gusht 2011, NOA - Mos kërkoni drejt Hollwëoodit për të parë se kush kryeson në krye të listës Vanity Fair, për veshjen më të mirë të vitit 2011.

Në krye të listës, qëndron princesha Kate, e njohur më mirë si mbretëresha e ardhshme e Anglisë.

Bashkëshortja e princit William është e njohur për sofistikimin dhe hijeshinë e saj. Renditja e listës vijon me Barack dhe Michelle Obama.

Michelle është parë shpesh të kryesojnë në listë gjatë katër viteve të fundit, por kjo duket se është hera e parë që ajo shfaqet e shoqëruar me bashkëshortin e saj. Një grua tjetër e pasionuar pas politikës, është Zonja e Parë franceze Carla Bruni-Sarkozy, e cila së shpejti pret të bëhet nënë.

Carey Mulligan dhe Tilda Swinton, dy aktoret bukuroshe nga Britania, të njohura për stilin e tyre individual, janë të vetmet aktore në listë. Përsa i përket listimit të meshkujve, triumfojnë aktorët si Justin Timberlake, Armie Hammer, fitues i çmimit Oscar dhe aktori Colin Firth.

a.k/NOA

KOMENTE