Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të kesh një jetë të gjatë, të gjithë të drejtën e kanë gjenet e trashëguar
English

Të kesh një jetë të gjatë, të gjithë të drejtën e kanë gjenet e trashëguar

E enjte, 4 gusht 2011, NOA- Pirja e duhanit, pirja e alkoolit dhe ngrënia e një ushqimi jo të shëndetshëm nuk do t’ju ndalojë të jetoni një jetë të gjatë, por vetëm nëse ju e keni të trashëguar gjenin e duhur.

Një studim i hershëm 100 vjeçar tregon se disa njerëz të cilët kishin pirë duhan për 85 vjet, kishin konsumuar 2 paketa në ditë, ishin stërvitur pak, e përfundimi; kishin jetuar më gjatë se disa të tjerë jetë - shkurtër. Lajmi i keq është se, duket plotësisht e pamundur të kuptohet nëse ju jeni ndër të paktët persona të bekuar me gjenin jetëgjatësi. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë justifikim për të mos u kujdesur për shëndetin tuaj.- thonë studiuesit amerikanë. Një studim i cili përfshinte 500 burra dhe gra, të moshës 95 deri 109 vjeç zbuluan se ky grup njerëzish kishin më shumë gjasa të kishin pirë duhan dhe alkool. Më pas këto rezultate janë krahasuar me përgjigjet e një grupi të dytë që kishin lindur në të njëjtën kohë por që kishin pasur një jetë normale.

Nëse mënyra e jetesës do të ishte njësoj e rëndësishme sa gjenetika, rezultatet do të kishin treguar përfundime të ndryshme në shifra.

Një studim tjetër sugjeron se mund të ketë gjene të tjera të cilat luftojnë efektet e dëmshme të një mënyre jetesë jo të shëndetshme.

Por duket se këto këshilla nuk janë shumë të vlefshme për shumë prej nesh të cilët nuk kanë një histori familjare të trashëguar jetë-gjatë.

A.Koçi/NOA

KOMENTE