English

Mbathjet që shpëtojnë meshkujt

Londër, 5 Gusht NOA - Dyshimi se valët e marra nga celularët, kompjuterët mund të bëjnë keq, gjithmonë është disi i pranishëm.

Një grup adoleshentësh anglezë me sa duket kanë arritur ti gjejnë një zgjidhje, të paktën lokale: quhen “të mbathurat anti-rrezatuese”.

Kundër rrezikut të kancerit dhe sterilitetit ata, faktikisht kanë shpikur një palë boksera që arrijnë të shmangin me 99% efektet anësore të valëve të këtyre pajisjeve si puna e celularit.

Pas një viti studim, tani mbathjet “shpëtimtare të meshkujve”, janë në treg për vetëm 26 sterlina.

r.b/NOA

KOMENTE