English

Policia e Fierit: Në komisariat një e sëmurë e paidentifikuar (Foto)

Fier, 5 gusht 2011, NOA- Policia e Fierit kërkon ndihmë për identifikimin e një të moshuare e cila prej dy ditësh ndodhet në komisariatin e këtij qyteti.

Sipas të dhënave lidhur me të dhe një fotografie të shpërndarë për mediat thuhet se, e paidentifikuara, ka të gjitha shenjat e një të sëmure mendore dhe mendohet të jetë rreth moshës 55 vjeç, madje theksohet se ajo nuk jep asnjë të dhënë për identifikimin e saj.

Sqarohet se e sëmura është dërguar edhe në spitalin e Fierit, në tentativë për të ndihmuar në identifikimin e saj, pasi kjo shtetase, për shkak të sëmundjes së saj nuk është e aftë të tregojë asnjë të dhënë identifikuese, për këtë Policia e Fierit ka shpërndarë edhe një fotografi të saj. a.y/NOA

KOMENTE