English

Shkodër, kapen 143 steka cigaresh kontrabandë, në pranga poseduesi

Shkodër, 5 gusht 2011, NOA – Bazuar mbi disa informacione policia e krimit ekonomik në Shkodër sekuestroi në një banesë pranë lagjes Skënderbeg 1430 paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Gjatë aksionit të policisë u arrestua 47-vjeçari Tonin Kacerri, banues në lagjen “Skënderbeg” të qytetit Shkodër.

Arrestimi i Kacerrit erdhi pasi në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 143 steka cigare, me nga 10 paketa secila, të markës Best Man, pa pullë fiskale. Tonin Kacerri do të ndiqet penalisht për ruajtje e depozitim të mallrave kontrabandë.

mit/NOA

KOMENTE