Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Skampa” jashtë funksionit, Sejdini: Do t’a rindërtojmë
English

“Skampa” jashtë funksionit, Sejdini: Do t’a rindërtojmë

Elbasan, 5 gusht 2011, NOA – Pas zjarrit të rënë pasditen e djeshmë teatri “Skampa”, një nga veprat monumentale më të rëndësishme në Elbasan, është tërësisht jashtë funksionit. Por, kryebashkiaku Qazim Sejdininjë takim të posaçëm sot me gazetarët tha se teatri do të rindërtohet.

"Ka pesë vjet që teatrin bashkë me objektet e rëndësishme të Elbasanit, i kemi objekte të siguruara në kompanin sigurimesh. Ajo do të përgjigjet për rindërtimin e këtij teatri. Duke pasur bindjen e plotë dhe personale si qytetar i Elbasanit, por edhe si kryebashkiak, pasi nuk ka qytetar elbasanas që të mos ketë një kujtim në atë teatër, ne do ta bëjmë shumë shpejt teatrin, jo vetëm ashtu siç ka qenë, por edhe më të bukur”, ka deklaruar kryebashkiaku Sejdini.

I ndërtuar më shumë se 80 vjet me parë, teatri “Skampa” është cilësuar se ka akustikën më të mirë në Shqipëri.

Një ditë më parë flakët e rëna në holetin ngjitur, shkrumbuan skenën e teatrit, ndërsa për zjarrin janë vënë në pranga dy persona, babë e bir.

a.q/NOA

KOMENTE