Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uria në Somali, në rrezik jete 3 milion njerëz, pjesa më e madhe fëmijë
English

Uria në Somali, në rrezik jete 3 milion njerëz, pjesa më e madhe fëmijë

Somali, 5 gusht 2011, NOA – 3 milion njerëz preken nga katastrofa njerëzore në Somali.

Situata e rëndë po shtrihet drejt jugut, ndërsa Kombet e Bashkuara japin alarmin se asgjë nuk mund t’i bëjë ballë katastrofës në atë vend.

Vetëm ditën e sotme 10 persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur, pasi disa persona të armatosur kanë sulmuar kamionët me ndihma humanitare në fushat e Mogadishu-s.

"Uria goditi edhe Mogadishu-n pas fluksit masiv të njerëzve që kanë ardhur në kryeqytet gjatë dy muajve të fundit", tha Mark Boëden, koordinatori i OKB.

Sipas statistikave 2.8 milion njerëz janë në situatë kritike, mes të cilëve 1.25 milionë fëmijë.Uria është shpallur kur të paktën 20% e familjeve përballen me mungesat e ushqimit dhe kequshqyerja prek mbi 30% të popullsisë.

a.q/NOA

KOMENTE