English

Vendet që frekuentoni, tregojnë se çfarë shoqërie të re do të njihni në Facebook

E premte, 5 gusht 2011, NOA- Vendet që frekuentoni, tregojnë se çfarë shoqërie të re do të njihni në Facebook.

Kjo ka të bëjë me faktin se, vendet që ju frekuentoni më shumë tregojnë se me kë keni më shumë gjasa për tu bërë shok të rinj, në rrjetin social më të njohur, Facebook.

Kjo është gjetja e një studimi nga Universiteti i Kembrixhit.

Ato thonë se kanë gjetur një mënyrë të re për të parashikuar se cilët njerëz mund të behën miq me njëri tjetrin vetëm në sajë të vendit që ato frekuentojnë më tepër.

Gjetja e tyre interesante konsiston në faktin se të shkuarit në të njëjtën palestër, të studiuarit në të njëjtën shkollë apo të punuarit në të njëjtën punë, mund ti lidhë më shumë mes tyre Facebooku, sesa të pasurit një shoqëri të përbashkët.

Deri më sot, shumica e rrjeteve sociale, ka arritur të mundësojë njohjet e reja mes miqve të rinj, nëpërmjet komandës së njohur miq të përbashkët.

Por së fundmi duket se studimi i bërë nga Universiteti i Kembrixhit na tregon se duket se ka një qasje të re jo vetëm nga ideja e miqve të përbashkët që mund të kenë disa persona mes tyre, por nga vendet e përbashkëta që ato mund të vizitojnë.

Studiuesi Scellato tha: “ Ne e njohim tashmë faktin e të bërit miq të rinj, nëpërmjet miqve të përbashkët që kemi aktualisht, por ajo që ne zbuluam duket të jetë frekuentimi i vendeve të përbashkëta, i cili mund të nxisë krijimin e një shoqërie të re në një rrjet social.”

Për të provuar teorinë e tyre, studiuesit përdorën të dhënat e një faqe interneti relativisht të vogël, por me një rritje të madh të numrit të përdoruesve, të quajtur Goëalla, përgjatë 4 muajve.

Ato zbuluan se rreth 30 për qind e të gjithë lidhjeve të reja sociale që u krijuan në rrjetin e përdoruesve, sipas studimeve konsistuan se ato frekuentonin të njëjtat vendet. E më pas, falë njohjeve në rrjetin social u mundësuan edhe lidhjet direkte.

Nëse krahasojmë njohjet e reja të arritura mes vendeve të njëjta në frekuentim dhe miqve të përbashkët me ato aktual, mundësitë janë 15 herë më të shumta dhe mbulojnë rreth 66 për qind në rastin e parë krahasuar me të dytin.

Studimi përcakton se vendet më të favorshme janë zyra, shkolla dhe palestra. Ndërkohë që vendet më pak të favorshme janë aeroportet dhe stadiumet.

a.k/NOA

KOMENTE