Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hakmarrja e Al Kaedës, 31 ushtarët e vrarë, ekzekutuan Bin Ladenin
English

Hakmarrja e Al Kaedës, 31 ushtarët e vrarë, ekzekutuan Bin Ladenin

Afganistan, 6 gusht 2011, NOA- Disa orë pas rrëzimit të helikopterit të ISAF, ku gjetën vdekjen 38 ushtarë, mes të cilëve shumica amerikanë, burimet zyrtare qartësuan zërat se bëhej fjalë për njerëzit që ekzekutuan Bin Ladenin.

31 anëtarët e trupave speciale, sipas burimeve zyrtare u konfirmuan se i përkisnin kompanisë Navy SEALs, e njëjta që mori përsipër ekzekutimin e terroristit më të kërkuar në botë Osama Bin Laden. Ende nuk janë bërë të njohura detajet e sulmit që u mori jetën forcave më të përgatitura në botë. Media amerikane e cilësojnë këtë ngjarje si hakmarrje ndaj sulmit të bërë në muajin maj, ku u vra kryeterroristi.

Ngjarja e sotme cilësohet si një nga humbjet me të mëdha të forcave të SHBA-ve gjatë dekadës së fundit, për shkak të numrit të madh të viktimave ushtarake në një atentat të vetëm.

Rreth orës 15.00 u bë i ditur lajmi se helikopteri u qëllua më raketë, sulm të cilin e morën përsipër vetë talebanët.

Mes 38 të vrarë, 31 ishin ushtarë amerikanë dhe pjesa tjetër ushtarë vendas.

a.q/NO

KOMENTE