English

Kosova dhe problemi i saj i identitetit

Nga Friederike Zorner

Konflikti aktual kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, i cili mori flakë javën e kaluar, e nxori përsëri në dritën e diellit një konflikt të fjetur gjatë. Shkaqet e këtyre përplasjeve kërkohen në media dhe shpjegohen me rregulloret doganore. Në raportimet aktuale thuhet se Serbia ka frikë nga njohja indirekte e Kosovës, nëse ajo do të pranonte vulat e doganave. Dhe që ajo kështu pajtohet me humbjet eventuale ekonomike për shkak të trafikimit kriminal kufitar. Çështja që duhet të qëndronte mbi të gjitha këto ngjarje është: Ku qëndron Kosova nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare? Çka mund të bëhet për zgjidhjen e shpejtë të këtij konflikti të dhunshëm që të paqtohen dhe definohen për kohë të gjatë marrëdhëniet me shtetin fqinjë Serbinë?

Një rezolutë pa fuqi shpjeguese

Kosova deri më tani është njohur nga 77 shtete, prej tyre 22 shtete të BE-së. Statusi i saktë ndërkombëtar në lidhje me shpalljen e njëanshme të pavarësisë me 17 shkurt 2008 është ende më tepër se i patejdukshëm. Përderisa marrëveshjet e para kufitare me shtetin fqinjë të Maqedonisë janë përfunduar, Serbia si pasardhëse e Republikës Federative të Jugosllavisë e sheh shtetin e vogël ende si provincë të vetën autonome. Veriu i Kosovës, ku ndodhen postet kufitare Jarinë dhe Bërnjak për të cilat aktualisht luftohet, banohet kryesisht nga pakica serbe. Ata janë shtatë përqind e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë. Që nga zgjedhjet parlamentare serbe në maj të 2008 këtu ekziston si dhe në enklavat tjera serbe një organ i mvetësishëm civil dhe administrativ, i cili vepron paralelisht me organet zyrtare kosovare dhe ndjehet si pjesë e Serbisë. Një „shtet“ në „shtet“ pra, i cili i injoron aktorët ndërkombëtar të BE-së dhe OKB-së që janë prezent në vendin e ngjarjes.

Para 12 vitesh rezoluta 1244 e Këshilli të Sigurimit të OKB-së i dha fund luftës së atëhershem të Kosovës. Përderisa ndërhyrja ushtarake e NATO-së nuk ishte e legjitimuar nga asnjë mandat i OKB-së, OKB-ja të paktën deshi që të udhëhiqte. Rezoluta prandaj duhej të paraqiste bazën e të drejtës ndërkombëtare për këtë rajon. Në të Jugosllavisë i sigurohej integriteti territorial dhe sovraniteti dhe në të njejtën kohë popullsisë kosovare i lejohej një aparat qeverisës dhe institucione të mvetësishme demokratike. Në letër kjo përcaktohej në lidhje me një „autonomi substanciale“. Deri sot dy palët, Serbia dhe Kosova, e interpretojnë ndryshe këtë rezolutë. Statusi ndërkombëtar i kësaj të fundit mbetet i paqartë.

„Përmes dhunës asnjë zgjidhje e përhershme“

Megjithatë që nga marsi i këtij viti erdhi deri te negociatat diplomatike nën dejtimin e BE-së. Por ato tani janë ndërprerë për shkak të përleshjeve në kufi. E ngarkuara e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Catherine Ashton, apeloi me 28 korrik: „Kthimi tek dialogu mbetet e vetmja rrugë për Beogradin dhe Prishtinën për të zgjidhur çështjet e shtruara.“ Edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, dr. Ernst Reichel, tha në fillim të javës në një deklaratë për shtyp: „Përmes dhunës në rrugë nuk ka asnjë zgjidhje të qëndrueshme. Ajo mund të gjendet vetëm në dialog.“

Më 2008 Mbledhja e Përgjithshme e OKB-së me iniciativën e Qeverisë serbe e autorizoi Gjykatën Ndërkombëtare për të shqyrtuar dretjësinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në gjykimin e saj një vit e gjysmë më vonë ç’është e vërteta pavarësia u pa e drejtë; megjithatë statusi ndërkombëtar i Kosovës përsëri nuk definohet qartësisht, por i referohet vlefshmërisë së rezolutës së OKB-së 1244. Shteti mbetet pa status, deri më sot.

Rrugëdalja e vetme duket dialogu i drejtërdrejtë me fqinjin serb- nën drejtimin e BE-së. BE-ja me „misionin e saj të shtetit të së drejtës“ (EULEX) është aktive në vendin e ngjarjes, i cili edhepse i pranuar nga të dyja palët, njihet vetëm pjesërisht. Misioni paraqitet me “status neutral” për shkak të mosnjohjes diplomatike nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Për këtë shkak misioni i pajisur me gati 2000 bashkëpunëtorë nuk ka mundur t’i kryejë efektivisht detyrat që i janë ngarkuara atij- monitorimi dhe këshillimi i policisë, aparatit gjyqësor dhe autoriteteve kufitare. E bartur në konfliktin e tanishëm doganor, kjo do të thotë që mallërat e kontrabanduara nga Serbia e kalojnë kufirin pa pengesa dhe kështu bëhet i mundshëm krijimi i strukturave kriminale në Kosovën veriore.

Trupat mbrojtëse ndërkombëtare të NATO-s (KFOR), të cilat janë të stacionuar në këtë rajon që nga përfundimi i luftës së Kosovës më 1999, ndrëhynë pas eksalimit të 28 korrikut, në të cilin u vra një polic shqiptar. Kohëve të fundit trupat e KFOR-it u përforcuan edhe me gati 700 ushtarë gjermanë dhe austriakë. Ambasadori I Kosovës në Berlin, dr. Vilson Mirdita, shpreson edhe përkundër të gjithave në tërheqjen e shpejt të trupave nga vendi i tij. Ai beson edhe më tej në pajtimin me Serbinë. “ Unë jam absolutisht i bindur se me një Serbi vërtetë të lirë dhe demokratike në një afat të mesëm mund të arrihet njohja reciproke.“ Por për këtë do të duhej patjtetër që edhe serbët e Kosovës në veri të heqin dorë nga aktivitetet kriminale dhe të tregojnë vullnet për ndryshim.

Nga e kaluara në arsye

Hija e së kaluarës ndërkaq është thellë në ndërgjegjen e njerëzve. Shkelje të të drejtave të njeriut u bën nga të dyja palët në luftë në fundin e viteve `90. Për shkak se ngjarjet e kalauara nuk janë dhe aq larg në kohë aktorët politikë të tanishëm janë të lidhur ngushtë me rrethanat e atëhershme. Kështu bie fjala kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, ishte njëri nga udhëheqësit e UÇK-së militane, „Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“, e cila u shua pas përfundimit të luftës. Në anën tjetër, ambasadori kosovar dr.Mirdita, duke pasur parasysh arrestimin tepër të vonuar të Ratko Mlladiqit dhe Goran Haxhiqit, thekson: „ Që deri para disa javëve kriminelët e luftës të kërkuar ndërkombëtarisht mund të lëviznin pa kokëçarje në Serbi, ky fakt na tregon për fat të keq më së miri se cilat janë strukturat pushtetore në atë vend.“

Situata është bllokuar. Vetëm nëse të dyja palët së bashku i ndriçojnë mizoritë e kaluara dhe fillojnë nga e para, Kosova do të mund të kthehej në një republikë sovrane, të tillë siç e ka shpallur veten arbitrarisht. Një “kthim mbrapa” nuk ka përballë njohjesë së saj nga 77 shtete dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Serbia do të duhej të pushtonte ta shoh veten përgjegjëse në vazhdimin e trashëgimisë jugosllave dhe dëshirën e mbajtjes së territorit të saj me të gjitha mjetet. Kosova do të mund ta inkurajonte këtë përmes konsideratave më të mëdha dhe gatishmërisë për bashkëpunim me fqinjtë e saj.

Ndihma në procesin e pajtimit duhet të vjen fillimisht nga bashkësia europiane. Këtë gjë e sheh ngjashëm edhe ambasadori Mirdita kur thotë: „BE-ja duhet të flas më në fund me një zë të vetëm dhe qeverisë në Beograd t’ia bëjë të qartë se Republika e Kosovës është shprehje legjitime e të drejtës për vetëvendosje.“ Serbia do që në afat të gjatë t’i bashkëngjitet BE-së dhe hapësirës Shengen, kurse Kosovaq do që të përqendrohet më në fund në problemet e saj, performancën e dobët ekonomike, papunësinë e lartë. Njohja reciproke e vulave të doganave do të kishte qenë hapi i parë në atë drejtim.

(Përktheu: Xh. Ukshini)

KOMENTE