Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tadiç tenton të bindë radikalët serbë të veriut
English

Tadiç tenton të bindë radikalët serbë të veriut

Beograd, 7 gusht 2011, NOA – Vetëm pak minuta më parë në ndërtesën e Presidencës së Serbisë ka nisur takimi i presidentit serb, Boris Tadiç me përfaqësues të serbëve nga veriu i Kosovës.

Në këtë takim po diskutohet për marrëveshjen e arritur me KFOR-in për zgjidhjen e krizës në pikat e kalimit kufitar.

Sipas mediave serbe, në takim janë kryetarët e kuvendeve komunale të paligjshme të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe dy zyrtarët e qeverisë serbe, si ministri për Kosovën në qeverinë serbe Goran Bogdanoviç dhe kryenegociatori serb në bisedimet me Kosovën Borisllav Stefanoviç.

Koha Ditore/mit/NOA

KOMENTE