English

Korçë, gjen vdekjen duke ngrënë bukë

Korçë, 8 Gusht 2011 NOA/ Alba Filipi – Fundin e jetës nuk e ka pritur kurrë që ta kishte pikërisht ndërsa drekonte por ka ndodhur ajo që s’e merrte dot me mend dhe një burrë ka vdekur ndërsa hante bukë.

Ngjarja ka ndodhur sot në orën 14.45 në një banesë të familjes Rembi në fshatin Pojan të rrethit Korçë, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Ka qenë bashkëshortja e Nevzat Rembit e cila e alarmuar nga skena që pa, i shoqi që bie në tokë në grahmat e fundit të jetës ndërsa ishte duke ngrënë drekë, lajmëroi ambulancën.

Policia e njoftuar për ngjarjen, tha se pasi nga bashkëshortja e të ndjerit kërkohej edhe ndihma e spitalit civil te Korçës, menjëherë u morën masa për dërgimin e ambulancës, por ajo nuk pati dobi pasi burri kishte vdekur.

Për këtë rast policia tha se u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave si dhe pritet përgjigjja e mjekut ligjor për ngjarjen e ndodhur.

a.f/NOA

KOMENTE