English

Nicole Scherzinger luan me seksin

SHBA, 8 Gusht NOA - “Nëse më prek aty, bëj kujdes pasi një zjarr mund të shpërthej. Nuk më intereson nëse me çon në shtëpi, më freskon në dush...”, - janë këto disa nga fjalët e këngës së re të Nicole Scherzinger (në jurinë e edicionit të parë amerikan të X Factor).

Kënga titullohet “Wet” dhe duhet thënë se ka vënë në vështirësi televizione e radio, ku në Amerikën Latine kanë refuzuar transmetimin e saj.

Video, në krahun tjetër duhet thënë se nuk mbetet pas, pasi këngëtarja bukuroshe vë në pah cilësitë e saj sensuale të kërcimit.

r.b/NOA

KOMENTE